“Në Kurthin e Piter Pan”, spektakli i njohur televiziv që i adhuron të gjithë, u bë dëshmitarë i disa incidenteve të vogla të cilat nuk prishën magjinë e mbrëmjes së shtunë.
E ftuara e episodit, këngëtarja Fifi, përjetoi një çast të pakëndshëm me fustanin e saj, por me zgjuarsi dhe talentin e saj për stilin, ajo arriti të shkëlqente edhe me zgjedhjen e minutës së fundit.
Ngjarja nuk mbaron këtu, sepse edhe vetë moderatorja e programit, Alketa Vejsiu, ndau me publikun një aksident të frikshëm që përjetoi pak para se të vinte në studio. Duke treguar për incidentin, zonja Vejsiu deklaroi: “Mua e di ç’më ka ndodhur sot Fifi? Gjysma e makinës time është e shtypur dhe kam pasur një incident sot, që nuk e di si kam shpëtuar…Zoti është i madh!”.
Ajo përshkroi sesi një i ri, i cili sapo e kishte marrë patentën, humbi kontrollin e makinës dhe si, falë rripit të sigurimit, ajo shpëtoi pa asnjë lëndim.
Fifi, e shqetësuar për gjendjen e Alketës, e pyeti nëse ishte mirë, ku më pas Alketa u përgjigj me një buzëqeshje të gjerë: “Jam mirë, kam ardhur në orën 9 e një minutë këtu, jam mirë…Jam mirë!”.