Massimiliano Allegri ka mbajtur një takim të qetë me skuadrën e Juventusit pas barazimit nga Bologna duke ua bërë të ditur se dëshiron pozitën e katërt ne tabelën e Serie A.
Bianconerët nxorën me vështirësi një pikë duke e realizuar në minutat shtesë golin e barazimit.
Tifozët nuk ishin aspak të kënaqur me këtë rezultat dhe madje kërkuan largimin e trajnerit pas mbarimit të ndeshjes.
Porse, siç ka detajuar Calciomercato.com, Allegri ka pasur një bisedë të qetë me lojtarët e tij në zhveshtore duke mos e ngritur zërin, duke i analizuar gabimet e bëra gjatë lojës dhe ka kërkuar fokus më të madh në ndeshjet e mbetura.
Strategu italian nuk dëshiron të mbetet jashtë top katërshes, prandaj u ka kërkuar të zgjedhurve të tij që të jenë të motivuar deri në fund të sezonit në ndeshjet e mbetura, ndaj Sassuolos, Venezias, Genoas, Lazios dhe Fiorentinas.