Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Alma Lama në një intervistë për “Bota sot”, ka folur në lidhje me situatën politike në vend, duke e parë një situtatë të brishtë dhe bllokuese për zhvillimin e vendit, përcjell Insajderi.
Kandidatja Lama, e pyetur për opsionin e zgjedhjeve në vend se a ishte i duhuri, ajo u shpreh që nuk ishte e nevojshme për arsyje se zgjedhjet janë mbajtur edhe para një viti dhe është kohë pandemie dhe se zgjedhjet e vështirësojnë situatën.
Lama gjithashtu u pyet për koaliconet parazgjedhore duke u shprehur që janë vetëm pjesë e lojës demokratike, ndërsa për koalicionin e Kurtit dhe Osmanit, ajo tha që bashkëpunimi dhe jo përjashtimi duhet të jetë qasja e politikanëve modernë.
Kandidatja foli edhe për pjesëmarrjen e saj në listën e LDK-së dhe qëllimin që ka ajo, duke thënë që ajo ka qenë gjithmonë pjesë e LDK-së mirëpo që tani e ka parë momentin të kontribuoj për vendin.
Lama flet për postin e presidentit, ku thotë që subjektet politike duhet të ballafaqohen me programet politike mes veti për zhvillim të vendit, e jo të mundohen të diskualifikojnë njëri-tjetrin me metoda aspak demokratike.
“Situata politike në Kosovë vazhdon të mbetet e brishtë, konfliktuale dhe bllokuese për zhvillimin e vendit. Përditë e me shumë dëshmohet mungesa e kulturës shtetërore dhe saj demokratike. Prej vitesh disa subjekte politike eksperimentojnë me shtetin, dhe konfliktet politike ndërmjet subjekeve, që bëjnë luftë thjeshtë për pushtet, po prodhojnë situata të absurdit politik, sic janë zgjedhjet e jashtëzakonshme gati cdo vit. Kjo gjë po krijon mungesë stabiliteti ekonomik dhe politik dhe po i largonë të gjithë investitorët e huaj potencialë, që janë kaq të rëndësishëm për hapjen e vendeve të reja të punës. Si pasojë kemi një largim të të rinjve në kërkim të një jete më të mirë në shtetet e Europës. Për të dytën herë me radhë qeveria e udhëhequr nga LDK-ja pengohet që ta kryejë detyrën e saj, dikur me dhunë e gaz lotësjellës, tani me një vendim absurd të Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të gabimit të një deputeti, i ka marrë mandatin edhe 119 deputettëve dhe e ka çuar vendin në zgjedhje” – tha ajo.
“Unë nuk mendoj se këto zgjedhje ishin të nevojshme, pasi Kosova kishte zhvilluar zgjedhje vetëm një vit më parë. Për më tepër në kohë pandemie, zgjedhjet e vështirësojnë situatën dhe mund të shërbejnë për të përhapur edhe më shumë virusin, për shkak të takimeve politike që mbahen në çdo cep të Kosovës. Pra janë një rast ideal për përhapje të virusit, e nga ana tjetër janë një pengesë e madhe për të të përballuar rënien ekonomike që ka prodhuar pandemia” – u shpreh ajo.
“Unë tashmë jam pjesë e listës dhe kam një numër që lidhet me një vit historik, atë të hapjes së Shkollës së parë Shqipe në Korcë, 1887. Nr im pr është 87, dhe këto lloj rastësish simbolike i kam shumë qef. Unë jam në LDK prej vitit 2013, pra asnjeherë nuk jam larguar edhe pse me 2016 kryeministri Mustafa më caktoi një detyrë shtetërore, siç ishte përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Itali. Kthimi im në LDK është i natyrshëm, ndërsa subjektet e tjera nuk kanë qenë asnjëherë opsion. Këtë herë pata shumë kërkesa edhe nga vetë elektorati i LDK-së që të përfshihem në listë, e po ashtu edhe simpatizantë të mi jashtë LDK-së. Nga ana tjetër, gjykova se ky është momenti për të dhënë kontributin tim për LDK-në, tani kur partia është në një moment më të disfavorshëm sesa më herët” – përfundoi ajo.