Kandidatja e LDK-së për deputete, Alma Lama duket se po pritet ngrohtësisht nga qytetarët e Kosovës.
Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, po vazhdon vizitat në qytete të ndryshme të Kosovës, por ajo që duket që e dallon Lamën nga kandidatët e tjerë është pritja e ngrohtë që asaj po i bëhet nga qytetarët e Kosovës.
Ajo, me një qasje nacionale, duke vizituar thuajse çdo pjesë të Kosovës, po pritet miqësisht nga shoqëria kosovare. Së fundmi, ajo ka qëndruar në Suharekë, ku bashkë me strukturat e LDK-së, ajo bëri të qartë pozicionin e saj për një shtet stabil me një qeverisje normal dhe një shtet normal, ku punohet për një sistem arsimor dhe shëndetësor më të mirë.
Tutje, ajo ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë që të inkorporojnë sa më shumë edhe diasporën tonë, për ta bërë atë pjesë edhe më të rëndësishme të shtetit. /Insajderi.org