×
Zgjedhjet 2021

Alma Lama shpjegon lidhjen e marredhenieve diplomatike midis shteteve

Insajderi
05 February 2021 - 16:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, e cila është edhe kandidate për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka shpjeguar lidhjen e raporteve mes shteteve.

Njohja, vendosja e mardhënieve diplomatike me një shtet dhe hapja e ambasades janë tre faza të ndryshme të një procesi që bëhet sipas protokolleve diplomatike.

Por në të trija këto faza kërkohet respekt dhe pajtueshmëri e ndërsjellt, gjë që nuk mund të ndryshojë sa herë ndërrohen qeveritë pasi atëhere bëhemi shtet jo serioz, dhe humbim reputacionin ndërkombetar.

Edhe në rastin e Izraelit, Kosova tashmë është pajtuar për hapjen e ambasades në Jeruzalem, edhe pse ky nuk është qëndrim i BE-se.

Ne nuk kemi ndonnjë obligim zyrtar per të ndjekur politiken e jashtme të BE-se në raport me shtetet e tjera, sidomos kur ndeshet me interesat tona.

E njohja e Izraelit është në interes të Kosoves, në radhë të parë sepse ka lenë pa argumente të gjithë ato shtete qe në emër të konflikteve të brendshme, refuzojnë njohjen e pavarësise së Kosoves.

Peseshja e BE-se qe nuk na njeh, eshte pak a shume e tille dhe nuk ka marre parasysh as vendimin e GJND-se, e cila tha se Kosova eshte rast Sui Generis dhe se pavaresia e saj nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare.

Ne rastin e Kosoves, vete Palestina eshte pozicionuar gabim. Por ne raportet e saj me Izraelin ne nuk mund te nderhyjme dhe te marrim barra qe nuk na takojne.

Prandaj deklaratat si ajo rreth zhvendosjes se Ambasades se Kosoves nga Jeruzalemi, duhet te jene shume te kujdeshme sepse mund te demtojne maredheniet diplomatike ende pa u vendosur mire.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark