Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri e ka quajtur të tepruar posterët e vendosur në qytetin e Pejës të Aurona Pelajt, e përfshirë në rrahjen e të moshuarës në shtëpinë e pleqve “Orenda”.
Sipas tij, këto veprime të ndalen në vendin tonë duke thënë se nuk jemi në Iran.
“Pasha besën e Zotit e të Kombit, në mesin e shoqërisë sonë funksionon shitja e vajzave dhe e krimit të organizuar por bash me ataku kaq shumë sikurse këtë vajzë nuk guxon kush me i publiku ato raste. Ju ndoshta do te me shani me këtë postim, por ta dini se ZOTIT DHE GJYKIMIT PREJ TIJ, nuk do ti ikim kurrë sepse është e dëmshme me ia publiku dikujt ftyren, e fytyrën time shembull të zezë me e mbulua vetëm se unë ndoshta e kam fuqinë. Aloo, nuk jemi në Iran”, ka shkruar Labi në Facebook.
Edhe anëtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta ka reaguar ndaj disa posterëve që janë ngjitur nëpër hapësira publike. Tek ato shihet fotografia e Aurona Pelajt, infermieria nga Peja që po mbahet në arrest për shkak të sulmit fizik ndaj një të moshuare në Pejë.
Rrusta ka thënë se e kupton zemërimin, megjithatë shton se thirrja për drejtësi nuk mund të tingëllojë në një formë të tillë.