×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Alonso shihet si zëvendësuesi i tij tek Liverpool, deklarohet Klopp: Janë të impresionuar me të

    Insajderi
    17 February 2024 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, ku në këtë klubi kishte zbarkuar në vitin 2015 dhe fitoi të gjithë trofetë e mundshëm në këtë periudhë. 

    Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë atë në këtë pozitë dhe shpesh ndër emra që përmendet më së shumti është Xabi Alonso.

    Klopp flet me fjalë të zgjedhura për spanjollin, i cili është në bankinën e Bayer Leverkusen, po bën një punë të shkëlqyer, ku pas 21 xhirosh skuadra e tij është lider në kampionatin gjerman me pesë pikë përpara Bayern Munichut.

    “Si lojtar ai ishte i klasit botëror dhe tashmë është bërë si trajner. Ai bëri një ekip të shkëlqyer, jo vetëm për sa i përket pikëve, por edhe për sa i përket mënyrës së lojës”, ka thënë Klopp, transmeton Telegrafi.

    Borussia Dotmund ishte kampion në sezonin 2011/12, kur Klopp ishte i ulur në stolin e kësaj skuadre.

    “Ne festuam kundër Bayernit sepse u mbrojtëm mirë dhe patëm një kundërsulm të mirë. Por Leverkusen ishte dukshëm më i mirë se ai, dhe kjo është befasuese sepse Xabi ka qenë atje vetëm për një kohë të shkurtër. Dhe në atë periudhë ai tashmë ka lënë gjurmë”.

    “Ai po bën një punë të shkëlqyer. Ata janë të impresionuar në Gjermani”, ka thënë Klopp.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark