Insajderi
Botë

Alpinistja vdiq 15 minuta larg nga pika më e lartë e Everestit

Insajderi
30 May 2016 - 15:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një profesoreshë universitare nga Australia, Maria Strydom, u sëmurë vetëm 15 minuta para se të arrijë pikën më të lartë të malit Everest dhe ka pritur burrin e saj, Robert Gropel, deri sa ai ka arritur në majë.

Ajo ka vdekur në krahët e bashkëshortit të saj duke u kthyer poshtë në bazë.

“E pyeta, a të vjen keq nëse unë vazhdoj? Dhe ajo më tha, ‘po, vazhdo, unë do të pres këtu poshtë,” ka thënë burri i saj, shkruan The Guardian.

“Prej asaj pozite, pika më e lartë nuk dukej larg, vetëm rreth 15 minuta,” ka shtuar ai.

“Kur arrita në majën më të lartë, nuk më është dukur shumë e veçantë sepse ajo nuk ishte me mua atje lart”.

Gruaja e tij, 34 vjeçare, u sëmur për shkak të lartësisë së madhe.  Gjatë ecjes poshtë, ajo kishte probleme dhe pas një kohë nuk mundi as të flasë.

Me arritjen e disa ilaçeve dhe oksigjenit, ajo filloi të përmirësohet, por në fund kolapsi dhe vdiq./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark