×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Altin Merlaku shpallet “Ylli i Javës”

    Insajderi
    26 April 2022 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”.

    Ky çmim për xhiron e 30-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Dukagjini (Klinë), Altin Merlaku.

    Kapiteni i skuadrës klinase pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren që KF Dukagjini (Klinë) e arriti para tifozëve të vet kundër Gjilanit, me rezultat 2:0.

    Altin Merlaku realizoi të dy golat në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së Armend Dallkut në luftën për mbijetesë.

    Ai shënoi dy herë brenda tre minutash, duke e vendosur çështjen e fituesit, në minutat 33 dhe 36, nderisa gjatë tërë ndeshjes u dallua me angazhim dhe kreativitet.

    Pas kësaj fitoreje Dukagjini i rrit shpresat për t’iu shmangur pozitës që dërgon në barazh. Aktualisht ka 36 pikë, aq sa ka edhe Drenica në pozitën e 7-të.

    Çmimin “YLLI I JAVËS” për futbollistin e KF Dukagjini e dorëzoi Endrit Zenunaj, specialist në BKT.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark