Amanda Nunes mposhti Julianna Pena me vendim unanim në UFC 277 për të rifituar titullin në peshën featherweight në Dallas të Teksasit, pas një meçi që zgjati deri në fund, plot pesë raunde.
Luftëtarja braziliane doli e kujdesshme në raundin e parë, por pa frikë, arriti të lidhë dorën e djathtë që tronditi Penën, por luftëtarja nga Venezuela reagoi dhe lëshoi goditje të mira.
Raundi i dytë ishte një makth për Penën, Nunes e goditi me tre grushte dhe tre herë e dërgoi në tokë. Kampionia u ngrit në këmbë, dhe si një bishë e plagosur, i doli të gjitha kundër sfiduesit, hodhi kombinime të mira, por braziliania e kishte marrë me lehtësi raundin.
Braziliania dominoi luftën, Pena tentoi të aplikonte disa goditje, por Nunes arriti të mbrohej shumë mirë.
Nunes dhe Pena dhanë një raund të katërt historik. Pena tentoi tre herë të aplikonte shiritin, por braziliania u mbrojt si një luftëtare e vërtet dhe po të njëjtin tre herë arriti t’i shpëtonte. Kampionia tregoi guxim dhe zemër të madhe, pavarësisht se kishte dy prerje në ballë, ajo nuk u kthye kurrë prapa.
Në raundin e pestë emocionet nuk ranë, Nunes dhe Pena dhanë shumë për publikun.
Braziliania e çoi në tokë venezuelianen, e cila tentoi për të disatën herë të nënshtronte kundërshtaren, por mbrojtja e Nunes ishte superiore.
Epërsia e raundit ndryshoi duart, Pena dominoi dhe më pas Nunes, të dyja dhanë shumë në mënyrë mbresëlënëse. Kampionia përfundoi e larë në gjak, por mori respektin e të gjithëve.
Pas pesë raundeve, lufta përfundoi dhe gjyqtarët i dhanë Amanda Nunesit fitoren (50-45, 50-44, 50-43), e cila rifitoi titullin e UFC-së në peshën featherweight.