×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Amazon do t’i lejojë ekipet individuale të vendosin sa kohë duan të kalojnë në zyrë

    Insajderi
    12 October 2021 - 15:04

    Amazon po ndryshon përsëri qasjen e saj sa i përket punës në distancë, duke u dhënë punonjësve të saj më shumë kontroll mbi sa kohë kalojnë në zyrë dhe duke hapur derën për më shumë punonjës të korporatave që të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.

    Sipas BBC, kompania tani do të lejojë ekipet individuale të vendosin se si ata dëshirojn që të punojnë nga zyra apo në shtëpitë e tyre.

    “Për rolet tona të korporatave, në vend që të specifikojmë që njerëzit punojnë në bazë tre ditë në javë në zyrë, ne do t’ia lëmë këtë vendim ekipeve individuale”, tha Jassy.

    Drejtorët e kompanisë do të vendosin se cila frekuencë e punës personale i përshtatet ekipeve të tyre, tha Jassy.

    “Ne presim që do të ketë ekipe që do të vazhdojnë të punojnë kryesisht nga distanca, të tjera që do të punojnë në kombinime nga distanca dhe në zyrë, dhe të tjerë që do të vendosin që klientët të shërbehen më mirë duke pasur ekipin të punojë kryesisht në zyrë,” tha Jassy.

    Amazon, si disa kompani të tjera të teknologjisë, ka ndryshuar datat e kthimit shumë herë gjatë pandemisë koronavirus. Kompania më herët shtyu datën e rihapjes së zyrës së saj nga shtatori 2021 deri në janar 2022 për shkak të variantit Delta.

    Kompania do të ketë ende kërkesa të caktuara për sa afër punonjës duhet të jenë në zyrë, edhe nëse ata janë në distancë.

    “Në këtë fazë, ne duam që shumica e njerëzve tanë të jenë mjaft pranë ekipit të tyre kryesor që ata të mund të udhëtojnë lehtësisht në zyrë për një takim brenda një njoftimi një ditor,” tha Jassy.

    Ashtu si me politikat e mëparshme, ndryshimet do të zbatohen vetëm për fuqinë punëtore të korporatës së Amazon dhe jo për qindra mijëra punëtorët e magazinave dhe shoferët e shpërndarjes, shumica e të cilëve kanë punuar personalisht gjatë gjithë pandemisë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark