Amazon hyn në biznesin e prodhimit të makinave elektrike përmes një investimi me vlerë 700 milionë dollarë në Rivian, i cili në fund të nëntorit paraqiti prototipet e para të SUV dhe automjetet pick-up me rrymë R1S dhe R1T.
Të dy makinat elektrike do të jenë në dispozicion në tri versione, me 3 konfigurime të ndryshme të baterive 105 kWh, 135 kWh ose 180 kWh.
Siç kishte bërë të ditur prodhuesi në premierën në nëntor, versioni bazë i 105 kWh siguron autonomi prej mbi 370 km, ai medium 135 kWh ofron 482 km, ndërsa me fuqi prej 180 kWh lejon lëvizjen pa ndërprerje për 643 km, transmeton KosovaPress.
Është planifikuar që prodhimi i dy modeleve elektrike të fillojë në fund të vitit 2020 në shtetin amerikan të Illinois. Tani për tani, nuk janë publikuar detaje rreth investimit në Amazon, por Rivian dihet se do të mbetet një kompani e pavarur.
Nëse planet për realizimin e dy modeleve do të realizohen, Rivian mund të bëhet një konkurrent serioz i Tesla në SHBA, veçanërisht kur është fjala për marrjen e R1T që do të rivalizonte modelin e paralajmëruar të Tesla Pickup, i cili gjithashtu do të shfaqet në treg në vitin 2020 ose 2021.