Gjithashtu, mund të mbyllen rreth 23.000 shitore.
Siç pretendohet në raportin vjetor të këshilltarit për patundshmëri të Grupit Altus, kjo krizë, përveç shtëpive të njohura të mallrave, mund ta përfshijë edhe shitoret e vogla të pavarura, shkruan “Guardian” britanik.
Numrat tregojnë se ky vit do të jetë edhe më i keq se viti 2018, kur janë mbyllur gati 20.000 shitore, dhe janë shuar rreth 150.000 vende pune, shkruan në raport.
Autorët e raportit parashikojnë se për shkak të “lëvizjes sizmike” në zakonet blerëse në Britani të Madhe, vlera e gjithëmbarshme e pasurisë në tregti me pakicë sivjet do të zvogëlohet për 15,9 për qind.
Se viti 2018 ishte i keq për zinxhirët tregtar britanik, tregon falimentimi i “House of Fraser”, “Evans Cycles” dhe “Poundworld” derisa mbyllje të shitoreve të veta për sivjet po paralajmëron edhe “Marx and Spenser”.
Raporti i “Altus Group” ka treguar se 62 për qind të pronarëve dhe investitorëve të mëdhenj në Britani të Madhe konsiderojnë se Amazon dhe lojtarët tjerë online e kanë çrregulluar tregun e patundshmërisë, dhe paralajmëron se viti 2019 do të jetë i vështirë për tregtarët britanikë./Insajderi.com.