Sipas aktakuzës, Amazon mban të dhënat e bisedës së fëmijës në ”cloud” pavarësisht përpjekjeve të prindërve për ta fshirë atë dhe mbledh të dhënat e tyre në kundërshtim me udhëzimet online për mbrojtjen e fëmijëve.
Amazon hodhi në treg aplikacionin ”Echo Dot Kids” një vit më parë duke e paraqitur atë si një version të ”Alexa” (ndihmësi i saj zanor), por me aftësinë për prindërit për të kontrolluar fëmijët dhe me funksione specifike për familjet.
Në fillimin e saj, Amazon e përshkroi pajisjen si një mënyrë të re për fëmijët që të argëtoheshin dhe të mësonin me ”Alexa”-n.