×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ambasada amerikane për sulmin kundër Valon Sylës: Sulmet ndaj gazetarëve shkelin parimet thelbësore demokratike

    Insajderi
    13 April 2023 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.

    Në llogarinë zyrtare në Facebook, Ambasada ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike.

    “Sulmet ndaj gazetarëve ose ndërhyrja në pavarësinë dhe lirinë e tyre të shprehjes shkelin parimet thelbësore demokratike. Media luan një rol thelbësor në luftimin e korrupsionit, sigurimin e llogaridhënies dhe transparencës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve në një demokraci”, thuhet në postimin e Ambasadës.

    Ambasada e ka shpërndarë edhe deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka thënë se “ShBA’të do të vazhdojnë të mbështesin punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në gjithë botën”.

    Ndryshe, Syla është sulmuar para dy ditësh nga tre persona, të cilët dje janë arrestuar dhe ndaj tyre është kërkuar masa e paraburgimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark