Insajderi
Lajme

Ambasada amerikane reagon për protestat në Shqipëri: Dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar

Insajderi
17 October 2026 - 23:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ambasada amerikane reagon për protestat në Shqipëri: Dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme që po zhvillohen në Shqipëri, duke u bërë thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore.

Përmes një reagimi, ambasada thekson se dhuna, trazirat, lëndimi fizik i personave të tjerë dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar.

Po ashtu, SHBA-ja u ka bërë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi, përcjell Insajderi.

“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, thuhet në reagimin e ambasadës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark