×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ambasada e Francës mirëpret largimin e barrikadave

    Insajderi
    29 December 2022 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasada e Francës në Kosovë ka mirëpritur fillimin e largimit të barrikadave në Rudarë. “Ne mirëpresim njoftimin për heqjen e shpejtë të pengesave në veri të Kosovës dhe përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për të arritur këtë rezultat” – thuhet në njoftim.

    Në reagimin e Ambasadës iu bëjnë thirrje autoriteteve serbe dhe kosovare që të vazhdojnë angazhimin e tyre konstruktiv për të ulur tensionet në terren dhe për të shkuar drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

    Kamionët e vendosur të cilët kanë bllokuar qarkullimin në Rudarë kanë filluar që të largohen sot pasdite. Largimi i tyre ka ardhur pas takimit që presidenti i Serbisë e ka mbajtur mbrëmë në Rashkë, ku u premtua që brenda 24 deri në 48 orë do të bëhet largimi i barrikadave.

    Bllokimi i rrugëve të veriut erdhi pas arrestimit të ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka kryet vepra penale terroriste.

    Pantiq fillimisht u dërguar në paraburgim nën dyshimin se i njëjti më 6 dhjetor 2022 ka organizuar sulmet që ndodhën në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën Veriore. Pantiq ishte arrestuar nga policia e Kosovës më datën 10 dhjetor për sulm në zyrat e KQZ-së në Mitrovicë.

    Më 28 dhjetor, me kërkesë të Prokurorisë, Pantiqit iu zëvendësua masa e paraburgimit me atë të masës së arrestit shtëpiak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark