Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi.
Kjo kërkesë ka ardhur në 24-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe.
Në postimin e ambasadës, thuhet se është e pafalshme që deri më tani asnjë individ nuk është dënuar për këtë rast dhe se përgjegjësit për këtë krim dhe mbulimin e tij gjatë 24 viteve të fundit duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Ende nuk ka drejtësi për vrasjen e Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyqit.
Është e pafalshme që deri më tani asnjë individ nuk është dënuar për ekzekutimin e vëllezërve Bytyqi në Serbi. Ata që janë përgjegjës për këtë krim dhe mbulimin e tij gjatë 24 viteve të fundit duhet të mbahen përgjegjës”, thuhet në postimin e ambasadës.