×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ambasadori amerikan: Askush të mos e mohojë atë çfarë ka ndodhur në Reçak

    Insajderi
    15 January 2024 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se askush nuk duhet harruar dhe mohuar çfarë ka ndodhur në Reçak. Ai këtë e ka thënë në përvjetorin e Masakrës së Reçakut.

    Hovenier këtë e ka thënë me anë të një postimi në platformën ‘X’, ku ka thënë gjithashtu se askush nuk duhet të mohojë e as harrojë pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët i dolën krah Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Hovenier ka thënë tutje se mban mend mirë ditën kur ka ndodhur Masakra e Reçakut.

    “Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: ‘Padrejtësia është kërcënim për drejtësinë kudo’. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark