Insajderi
Lajme

Ambasadori britanik për 2026: Qeveria e re e Kosovës të zbatojë marrëveshjet dhe të punojë për paqe me Serbinë

Insajderi
05 January 2026 - 13:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ambasadori britanik për 2026: Qeveria e re e Kosovës të zbatojë marrëveshjet dhe të punojë për paqe me Serbinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hagreaves, përmes një op-ed-i ka shprehur 10 dëshirat e tij për vitin 2026 për Kosovën.

Një ndër to është zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese me Serbinë.

Sipas tij, qeveria e re në Kosovë duhet të ketë guxim dhe mençuri politike për të marrë iniciativë dhe për të punuar për paqe të qëndrueshme me Serbinë.

“Marrje e iniciativës për dialogun. Do të doja shumë të dëgjoja politikanët e Kosovës të premtojnë se do të bëjnë gjithçka që munden për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese me Serbinë. Qeveria e re në Kosovë duhet të ketë guxim dhe mençuri politike për të marrë iniciativën dhe për të punuar nën lehtësimin e BE-së për të sjellë paqe të qëndrueshme me fqinjin e saj”, tha Hagreaves.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark