Insajderi
Lajme

Ambasadori britanik përshëndet vendimin e ZRRE-së për licensimin e “Elektroserver”-it

Insajderi
24 June 2022 - 15:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ambasadori britanik përshëndet vendimin e ZRRE-së për licensimin e “Elektroserver”-it
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot ZRRE-ja licensoi “Elektroserver”-in që të operojë në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Për këtë ka reaguar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili ka përgëzuar këtë vendim.

Ai ka thënë se dakordimi për Udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes të Energjisë është një hap përpara.

“Kënaqësi e madhe kur dëgjova se Bordi i ZRRE-së tani ka lëshuar licencën për ‘Elektrosever’-in për të operuar në katër komunat veriore të Kosovës. Miratimi i Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë nga Kosova dhe Serbia ishte një hap i mirëpritur përpara dhe një shembull i mirë se çfarë mund të bëhet me angazhim fleksibël dhe konstruktiv. Pres me padurim vazhdimin e zbatimit të shpejtë dhe përparimin e mëtejshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi ai në rrjetin social Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark