×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ambasadori gjerman e ngut Albin Kurtin: Duhet të sjell sa më shpejt një propozim për ‘Zajednicën’

    Insajderi
    05 October 2022 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar temën e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si “temë të nxehtë”, në dialogun Kosovë-Serbi.

    Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më parë t’i japë propozimet e saj, sa i përket formimit të Asociacionit, teksa ka theksuar se për të është mjaft e qartë se nuk do të ketë mundësi që në Kosovë të krijohet një “Republika Srbska”, e ngjashme me atë në Bosnjë e Hercegovinë.

    Këtë e ka thënë edhe i dërguari im special për Ballkanin kur ishte në Beograd të premten, dhe themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe është obligim kontraktues i Kosovës, i ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe kur thashë më parë se çështja e targave dhe kartave të identitetit është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, kështu është edhe themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Pra, Kosova duhet të veprojë për këtë dhe ju e dini, sa më shpejtë të vendosë diçka në tavolinë që është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, aq më shumë do të çmitizojë dhe relaksojë bisedën”, ka thënë ai në një intervistë për RTV Dukagjinin.

    Tutje, Rohde ka thënë se nëse Kosova do të ketë propozime, do të jetë më e lehtë arritja e një marrëveshjeje me Serbinë, sipas tij, duke thënë “jo, nuk është një rrugëdalje”.

    Ambasadori i Gjermanisë ka thënë se Kosova e ka obligim ta formojë Asociacionin, sepse sipas tij, ajo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark