×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Argjira dhe Graciano shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit

    Insajderi
    24 May 2024 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksa Graciano u bë përsëri pjesë e shtëpisë së “BBV3”, ai rrëfehu lidhur me krisjen që kishte pësuar marrëdhënia e tij dhe e Argjirës.

    Mirëpo në anën tjetër qëndronte Argjira, jashtë shtëpisë e cila fillimisht kur këto deklarata apo lajme lidhur me ndarjen e çiftit bënë bujë në rrjet, preferoi të mos fliste. Më pas ajo u shpreh se ishte një moment delikat dhe çdo gjë do të sqarohej pasi Graciano do të dilte jashtë shtëpisë së “BBV3”.

    Dhe siç duket, dyshja tani është përsëri e lumtur me njëri-tjetrin, teksa këtë fakt e mbështet dhe postimi i fundit i bërë nga Edi Manushi teksa shfaqet me çiftin e buzëqeshur dhe përbri shkruan: “Më bashkë se kurrë!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark