×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ambasadori gjerman për rastin e Klan Kosovës: Pres që autoritetet ta trajtojnë me kujdes

    Insajderi
    13 July 2023 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kërkuar nga autoritetet që ta trajtojnë lëndën për Klan Kosovën me profesionalizëm dhe kujdes.

    Ai në “Twitter” tha se është i shqetësuar për këtë rast.

    “Unë po ndaj këto shqetësime në lidhje me zhvillimet e fundit në Klan Kosova. Tërheqja e licencës së biznesit duket joproporcionale. Pres që autoritetet e përfshira ta trajtojnë këtë me profesionalizëm dhe kujdes, nuk ka të bëjë vetëm me ndonjë aktivitet të vogël biznesi, por me lirinë e medias”, ka shkruar ai.

    Ambasadori gjerman këto komente i ka bërë pasi ka shpërndarë në Twitter reagimin e disa prej organizatave më kryesore ndërkombëtare për lirinë e medieve, të cilat kanë bërë thirrje që të zgjidhet çështja e certifikatës së Klan Kosovës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark