×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë viziton Viva Fresh Store (Foto)

    Insajderi
    13 December 2022 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, dje ka vizituar kompaninë Viva Fresh Store dhe më këtë rast, ai u takua me menaxhmentin dhe pronarin e kompanisë z. Xhevdet Rexhepi.

    Gjatë takimit, mes tjerash z. Rexhepi e njoftoi ambasadorin për projektet strategjike dhe zhvillimore që kompania Viva Fresh Store është duke i implementuar brenda dhe jashtë vendit. Gjatë vizitës së tij në Qendrën e Logjistikës u njoftua nga afër edhe me teknologjinë e fundit të sistemeve më inovative dhe efikase të menaxhimit “smart” brenda hapësirave të logjistikës si dhe u takua edhe me stafin përcjellës të kompanisë pa të cilët, suksesi dhe zgjerimi i saj, do të ishte i pamundur!

    Oda Ekonomike e Kosovës në shënimin e 60 vjetorit të saj, ka ndarë shpërblimet vjetore për kompanitë më të suksesshme të Republikës së Kosovës dhe më këtë rast, Viva Fresh Store është shpërblyer me dy çmime “Punëdhënësi i Vitit 2022” dhe “Tatimpaguesi i Vitit 2022”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark