×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, mbron Rohden nga Vuçiqi

    Insajderi
    24 December 2022 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar ndaj komenteve që ka marrë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, i cili tha se Gjermania, bashkë me të, po mundohen ta dominojnë Ballkanin.

    Ajeti tha se këto sulme janë të papranueshme dhe një provokim i qëllimshëm.

    “Sulmet verbale të regjimit autokratik në Beograd ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë  janë të papranueshme dhe një provokim i qëllimshëm që ka për qëllim inkurajimin e ekstremistëve në Kosovë”, ka shkruar Ajeti në Twitter.

    Vuçiq ka drejtuar komente ndaj Rohdes, i cili tha se kërkesa e Serbisë për kthim të trupave ushtarake në Kosovë, është e rrezikshme.

    Nga Beogradi ai e ka quajtur Rohden si anti serb.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark