×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ambasadori i Republikës Çeke për aplikimin e Kosovës në BE: Ditë historike për Kosovën

    Insajderi
    15 December 2022 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Republikës Çeke, Pavel Bilek, e ka konsideruar historike ditën e sotme për shakak të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Ai ka përmendur edhe liberalizmin e vizave për të cilin ka thënë se po afrohet për qytetarët e Kosovës. 

    “Dje ka pasur një takim të rëndësishëm ndërmjet Këshillit të Komisionit të BE-së dhe Parlamentit të BE-së dhe ka qenë e mundur të kemi një marrëveshje të përbashkët sa i përket këtyre institucioneve që nënkupton se liberalizmi i vizave është përafruar. Dhe sot pak a shumë është një ditë historike për Kosovën për shkak se kryeministri juaj në Pragë po aplikon për anëtarësimin e Kosovës në BE, kjo është një ditë historike për Kosovën”, ka thënë ai në një tryezë të organizuar nga KDI ku u diskutua rreth ligjit për financimin e partive politike.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka qëndruar në Pragë të Republikës Çeke, e cila aktualisht kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, dhe zyrtarisht e ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian.

    Ndërsa dje, ky aplikim është nënshkruar nga krerët e institucioneve të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe si kryeministri Albin Kurti.

    Ky është hapi i parë zyrtar i Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark