Vlora Çitaku Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zënë ballinën e revistës amerikane “Jeta në Uashington”.
Çitaku ka shkruar se është e nderuar se revista ka përzgjedhur ambasadoren e Kosovës për ballinën e saj.
“Jam e nderuar që këtë vit revista ‘Jeta në Uashington’ të përzgjedh ambasadoren e Kosovës për ballinën e saj”, ka shkruar ndër të tjerash Çitaku.
Çitaku që tash mbanë postin e ambasadores në SHBA, ka qenë për disa vjet Ministre e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës.