Modelja braziliane Alessandra Ambrosio ka thënë se vijat e trupit të saj u përmirësuan pas lindjes së dy fëmijëve të saj.
Ambrosia është nënë e vajzës shtatë vjeçe dhe djalit të saj tre vjeç, por megjithëse ka qenë dy herë shtatzënë, linjat e trupit të saj vazhdojnë të jenë perfekte.
Modelja 34-vjeçare ka dhënë një intervistë për media së fundi, meqë rast janë publikuar edhe disa fotografi të saj, shkruan Daily Mail.
“Zakonisht trupi nuk kthehet më saktësisht siç ka qenë para shtatzënisë, pavarësisht se ç’mund të të thonë njerëzit. Por unë besoj se kam një trup më të mirë tani se para se të kisha fëmijë. Kjo për faktin se shtohet dyfish puna për të mbajtur trupin në formë, dhe ndihem më mirë për këtë”, ka thënë ajo./Insajderi.com