Dodik, i cili aplikoi për vizë para disa ditësh pas ftesës që pranoi nga Donald Trump, si një nga liderët e botës që do të merrte pjesë në inaugurimin e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Siç shkruan Balkan Newsbeat, Dodik i ka thënë televizionit RTRS të Bosnjës “se atij i është refuzuar viza, nën preteksin se asnjë lider i Bosnjë dhe Hercegovinës nuk do ta reprezentonte vendin në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump”, raporton Insajderi.
Republika Srpska është një nga dy entitetet kushtetuese dhe ligjore të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ajo është shpallur si pjesë e Bosnjës dhe Hercegovinës në vitin 1992, por ajo është njohur si pjesë e BeH vetëm në vitin 1995, pasi që kishte përfunduar lufta ndërmjet Serbisë dhe Bosnjës.
Inaugurimi i Donald Trump si president të SHBA-ve do të bëhet më 20 janar të vitit 2017, në Uashington. /Insajderi.com