×
  • Lajme
  • Lajme

    “Amerika ta palon” – Reagimi i Ilir Dedës për letrën e Trumpit dhe qëndrimin e LDK-së

    Insajderi
    19 December 2018 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka folur për letrën që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ia ka dërguar homologut të tij në Kosovë, Hashim Thaçi, për arritjen e një marrëveshjeje paqësore mes Kosovës e Serbisë.

    “Kjo është vula”, ka thënë në televizionin T7, duke iu referuar letrës së Trumpit për Thaçin.

    “Me këtë letër, asgjë më s’është njëjtë në Kosovë”, është shprehur deputeti.

    Kjo letër, sipas Dedës, është udërrëfyes për dialogun Kosovë-Serbi.

    “Kështu ta palon Amerika”, është shprehur Deda, duke folur më tej për qëndrimin e Uashingtonit, i shprehur në letrën e Trumpit.

    Ai ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndryshuar qëndrimin e saj për dialogun menjëherë pas letrës së Trumpit.

    Ka thënë se deklarata e sotme e LDK’së, për mbështetjen e dialogut, pa përfshirje në ekip negociator, përbën ndryshim të qëndrimit të deritashëm të partisë së Isa Mustafës.

    Deda ka deklaruar po ashtu se letra e Trumpit e ka lënë në heshtje një tjetër parti opozitare – Lëvizjen Vetëvendosje.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark