×
Show

Amerikanët shpenzojnë 6 herë më shumë se evropianët për dasma

Insajderi
16 May 2016 - 16:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Evropianët kanë dalë më dorështrënguar sesa amerikanët sa i përket shpenzimeve për dasmën bazuar në një studim të fundit.

Sipas këtij studimi, evropianet shpenzojnë shumë më pak sesa amerikanët.

“Studimi qet në pah faktin se evropianët 6 mijë dollarë për dasmën e tyre që i bie 6 herë më lirë sesa amerikanët”, shkruan gazeta amerikane “ATTN”.

Sipas Mariella Gink, një organizatore e dasmave në Amerikë, “për evropianët është e rëndësishme se çka po feston, për shembull dashurinë mes dy personave, sesa si e feston atë”, ndërsa për amerikanët ka shumë rëndësi se si festohet kjo dashuri.

Po sipas këtij studimi, 60 për qind e evropianëve më përpara do të shpenzonin në shtëpinë e tyre sesa në dasmën e tyre.

Ndërsa në Amerikë, dasma me fustan të bardhë dhe kostum të zi është bërë një “obsesion kombëtar”.

“Amerikanët shpenzojnë 32 mijë dollarë ndërsa femrat e fejuara harxhojnë më shumë se 10 orë në javë duke planifikuar dasmën”, thuhet në studim.

Si rezultat i kësaj 42% e femrave dhe 32% e meshkujve kanë pohuar se dasma është një prej gjërave që iu shkakton më së shumti kokë-dhimbje.

Dhe krejt në fund, dasmat amerikane kanë krijuar një industri prej 60 milion dollarësh.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark