Amerikani që i mbijetoi sulmeve të Bostonit dhe Parisit plagoset në Bruksel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Amerikani që i mbijetoi sulmeve të Bostonit dhe Parisit plagoset në Bruksel

    Insajderi
    23 March 2016 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një misionar amerikan i Kishës Katolike të Amerikës është plagosur në sulmet e Brukselit – pasi më parë i kishte mbijetuar shpërthimeve në Boston dhe në Paris.

    19-vjeçari Mason Wells, nga Utah ishte një hap larg shpërthimit në aeroportin Zaventem të martën, ku nga tre sulme në të gjithë qytetin mbetën të vrarë të paktën 31 njerëz dhe më shumë se 100 u plagosën.

    Anëtari i Kishës së Jezu Krishtit pësoi një lëndim në tendinin e Akilit, një plagë në kokë, djegie të rënda dhe dëmtime nga granatat, shkruan gazeta britanike Independent.

    Wells ishte gjithashtu shumë afër bombardimeve në maratonën e Bostonit, në prill të vitit 2013.

    Ai kishte shkuar aty për të ndjekur garën ku merrte pjesë edhe nëna dhe babai i tij, teksa një shpërthim bombe ndodhi vetëm 1 bllok larg vendit ku ndodhej 19-vjeçari.

    Amerikani ishte po ashtu edhe në Paris në kohën e sulmeve në nëntor, por ndodhej në një pjesë tjetër të qytetit dhe nuk u lëndua. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark