×
  • Sport
  • Sport

    Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin

    Insajderi
    18 October 2023 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është rikthyer në stërvitje pas katër javësh mungesë.

    Rrahmani kishte pësuar lëndim të muskujve në ndeshjen e Napolit ndaj Bragës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    Ai ishte katër javë jashtë fushës së gjelbër, teksa i kishte munguar edhe Kosovës në ndeshjet për kampionatin evropian “Euro 2024”.

    Tani, 29-vjeçari ka lënë pas lëndimin dhe do të fokusohet në radhët e Napolit, kur do të udhëtojë te Verona të shtunën. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark