Insajderi
Insporti

Amorimit i ofrohet mundësia për të nënshkruar me ish-lojtarin e tij, si transferimi i parë te Milani

Insajderi
16 June 2026 - 18:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Amorimit i ofrohet mundësia për të nënshkruar me ish-lojtarin e tij, si transferimi i parë te Milani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Milani i është ofruar mundësia për të nënshkruar me një nga ish-lojtarët e Ruben Amorimit te Manchester Unitedi, sipas raporteve.

Amorimi, i cili u shkarkua nga Unitedi në janar pas një periudhe 14-mujore me shumë vështirësi, pritet të zëvendësojë Massimiliano Allegrin te Milani, pasi ka arritur marrëveshje për t’u bërë trajneri i ri me një kontratë dyvjeçare.

Ky do të jetë roli i tij i parë si trajner që nga largimi nga “Old Trafford”.

Ndërkohë, atij i është dhënë detyra për të përmirësuar situatën në Milano, pasi klubi nuk arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, duke përfunduar në vendin e pestë në Serie A.

Klubi italian pritet të jetë aktiv në afatin e verës dhe, sipas gazetarit Nicolò Schira, atyre u është ofruar mundësia për të nënshkruar me Manuel Ugarten nga Manchester Unitedi.

“Nuk ka ende bisedime, vetëm një propozim,” shtoi Schira.

Natyrisht, Amorimi ka punuar më parë me Ugarten gjatë kohës së tij te Sporting Lisbona.

Mbetet të shihet nëse trajneri portugez do të dëshirojë ribashkimin me mesfushorin për herë të tretë. 25-vjeçari ka pasur vështirësi për minuta loje nën drejtimin e Amorimit gjatë sezonit 2025–26.

Në nëntor, Amorimi i kishte kërkuar publikisht Ugartes të përmirësohej në stërvitje.

“Ti ke qenë këtu më gjatë se unë dhe e ndjen që shumë lojtarë shumë të mirë vijnë këtu dhe ndonjëherë kanë vështirësi,” tha Amorimi.

“Ai (Ugarte) po kalon një moment të vështirë, por është detyra jonë t’i ndihmojmë lojtarët tanë dhe gjithçka mund të ndryshojë. E ke parë pesë javë më parë, ambienti ishte krejtësisht ndryshe, kështu që e di që Ugarte po kalon një moment të vështirë dhe detyra ime është ta ndihmoj të ndihet si lojtar, siç e ndjeja kur ai ishte lojtar i Sportingut, për shembull. Por është një botë tjetër dhe ai duhet të përshtatet dhe të përmirësohet, veçanërisht në stërvitje”, shtoi ai.

Ugarte ishte i lidhur me një largim në janar. Galatasaray dhe Juventus u përmendën si të interesuar, por në mars mesfushori tha se donte të luftonte për vendin e tij në “Old Trafford”.

I pyetur për mungesën e minutave para miqësores së Uruguait kundër Anglisë, ai tha: “Duket si klishe, por është ajo që të mëson më shumë. Ka pak lojtarë që luajnë çdo ndeshje, ndoshta vetëm Fede Valverde.

Është diçka që duhet ta mësosh ta përballosh dhe është pjesë e karrierës. Kam mësuar shumë dhe e di që mundësia ime do të vijë”, e mbyli ai./GazetaExpress/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark