×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ana Bërnabiq sot viziton komunat në veri të Kosovës

    Insajderi
    05 September 2022 - 08:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq sot do të realizojë një vizitë në Kosovë, konkretisht në veri të Mitrovicës në Komunën e Leposaviqit.

    Së bashku me kryeministren serbe, Kosovën do ta vizitojnë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për vizitën e planifikuar të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, për në veri të Kosovës.

    Kurti tha se shpreson që Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishin për qëllim tensionimin dhe destabilizimin.

    Sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, kryeministrja serb  Ana Bërnabiq, fillimisht do të ndalet në Mitrovicën e Veriut, ku do të vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës.

    Pas kësaj është planifikuar një vizitë në Manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit e Zubin Potokun.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, kanë thënë nga kjo ministri për Demokracia.com.

    Përderisa Ana Bërnabiq dhe Petar Petkoviq do ta vizitojnë Kosovën, në Luginën e Preshevës zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci do të zhvillojnë takime me përfaqësuesit politikë shqiptarë, qytetarë e përfaqësues të bizneseve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark