×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Analisti, Astrit Gashi: Përgjegjësia tek KEK-u, drejtorët janë emëruar nga Kurti

    Insajderi
    27 December 2021 - 09:28

    Shkruan: Astrit Gashi

    A thu erdhi eksperti i prodhimit te rrymes nga Gjermania? Qeveria duhet patjeter te hulumtoj renien e papritur dhe mos kthimin e njerit bllok te Kosova B.

    Duhet te shikohet se perse ka rene blloku si dhe te vertetohet nese gjate muajve te veres – ashtu si e do rendi- blloqet jane mirembajtur per te qene sa me funksional gjate dimrit. Kosova kurre nuk ka mujt me perballu me pas nje Bllok te Kosova B jashte prodhimit 1 muaj ne dimer. Kriza e furnizimit me rryme nuk eshte duke na ndodhur sepse eshte shtuar shpenzimi e as per arsye se eshte rritur cmimi i energjise ne treg ndonese te dy keto e kane rolin e vet- por parasegjithash per shkak te gati pergjysmimit te prodhimit. Prandaj per te dal nga kjo krize duhet parasegjithash angazhim ne prodhimin dhe ne kthimin ne funksion te bllokut ne Kosova B.

    Sa me gjate qe ai Bllok rrin jashte, po aq gjate do te kete krize dhe reduktime te rrymes per qytetaret. Me i ble 300 Megavat ne ore edhe me 60 euro eshte shtrenjte lere me me 300 apo 600. Qeveria e ka per obligim qe te merret me kete pune urgjentisht, sepse ajo ka pergjegjesi direkte te mbikqyrjes se KEK’ut, ku ne dy vitet e fundit i ka emeru vet dy drejtoret e fundit. Ajo ketu mund te ndikoj ndersa tek cmimi i rrymes ne treg jo.

    Termocentralet tona, dhe ne teresi energjetika kane ekspert te mjaftueshem per teknologjine qe kemi ne perdorim, dhe nuk kemi nevoje te presim mrekulline e gjermanit, sepse ai as nuk do te beje ate. Prodhimi i rrymes nuk eshte sikur xhirimi i serialit “Tre Gjermanet e Trashe”!E mbaje mend ne vitin 2000 e tutje kur na vinin eksperte francez qe i merrnin milionat e donacioneve per Kosoven, por prodhimin nuk e rregullonin. Gazepin e punes, e atehere ka qene tmerr te punosh disa horizonte nen toke sepse Serbia na i pat lene centralet te shkaterruara, e kane mbajtur mbi super ekspertet vendor- here me shume sukses e here me pak. Une e mbaj mend shume mire ate kohe, sepse nuk ka dite qe nuk kam qene ne Obiliq si gazetar.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark