×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Analisti gjerman Kryeministrit spanjoll: S’e njeh Kosovën, por Palestinën pjesërisht të drejtuar nga Hamasi?

    Insajderi
    25 November 2023 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti i Politikës së Jashtme dhe kolumnisti i “Neue Zurcher Zeitung”, Ulrich Speck, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, të bërë menjëherë pas marrjes së besimit nga parlamenti spanjoll.

    Sanchez ka thënë se Qeveria e tij do të punojë drejt “njohjes së Shtetit të Palestinës”, shkruan Express.

    Speck ka shprehur habinë me një qëndrim të tillë të kreut të qeverisë spanjolle duke thënë se “nuk e njihni Kosovën, por Palestinën që është pjesërisht e udhëhequr nga Hamas?”.

    “Nuk e njihni Kosovën, por një Palestinë që drejtohet pjesërisht nga Hamasi?”, ka shkruar Speck.

    Spanja vazhdon të jetë një nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Gjatë vitit të kaluar ka pasur paralajmërime se mund të lëviz pozicioni i Madridit zyrtar me hapjen e disa zyrave në Prishtinë, megjithatë s’ka ndodhur asgjë konkrete.

    Çështja e njohjes së Kosovës nga Spanja është riaktualizuar tash së fundi pasi Sanchez ka marrë në koalicion parti katalunase, e që sipas raportimeve ndërkombëtare mund të realizojë mbase me ndryshim pozicioni të Spanjës ndaj Kosovës.

    Megjithatë analisti Alejandro Esteso Perez, i cili e njeh rajonin dhe është pjesë e “Balkans in Europe Policy Advisory Group” në një intervistë për Gazetën Express është shprehur skeptik se mund të ketë ndonjë lëvizje nga Madridi dhe interes nga partitë katalunase.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark