×
  • Lajme
  • Insajderi

    Analisti i KTV’së linçon Kusarin, hesht Flaka Surroi

    Insajderi
    17 June 2023 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti i angazhuar në televizionin ‘Koha Ditore’, Rron Gjinovci ka tentuar të linçoj juristen e së drejtës së mediave, Flutura Kusari sot.

    Gjinovci i cili thirret si aktivist i shoqërisë civile, ka komentuar pamjen e Kusarit gjatë një emisioni. Ai e ka postuar fotografinë në facebook me mbishkrimin “Çfarë frizure”.

    Analisti i KTV-së lëshoi këtë koment seksist duke u bërë më pas cak i reagimeve ndaj tij prej shumë personave.

    Kishte reagime nga gazetarët, organizatat e shoqëria civile, por, në heshtje totale është drejtoresha e ‘Grupit Koha’, Flaka Surroi.

    Deri tani, nuk është kërkuar falje publike por edhe nuk është sqaruar se a dënohet kjo qasje nga ky medium.

    Insajderi ka dërguar pyetje në adresën e Surroit, por deri më tani nuk është pranuar ndonjë përgjigje.

    Që përshkrimi i Gjinovcit kishte elemente seksizmi dhe mizogjeniste e ka pohuar edhe drejtoresha e organizatës “Qika”, Leonida Molliqaj.

    Edhe drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka reaguar pas gjuhës së përdorur nga Gjonvci.

    Sipas Ollurit, është e çuditshme se si televizionet promovojnë personat që kanë urrejtje ndaj medieve.

    “Eshte e çuditshme dhe e pakuptueshme qasja e televizioneve tona ne promovimin e njerezve qe kane urrejtje patologjike kunder mediave dhe zerave qe kritikojne pushtetin”, ka shkruar Olluri në facebook.

    Në mesin e reagimeve ishte edhe ai i deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e cila i ka shkruar këto fjalë: “T’i du flokët, sytë, mendjen e krejt çka ti përfaqëson – oj Flutura”.

    Në anën tjetër, drejtori i Gazetës “Nacionale”, Berat Buzhala ka thënë se pas këtij postimi, përfundon edhe miqësia në rrjete sociale me Gjinovcin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark