Manchester City shënoi fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti tha se nuk skuadra e tij nuk bëri mbrojtje të mirë sonte.
“Ne mund të mbroheshim më mirë. Të paktën bëmë mirë me topin. Jo, nuk ishte plani për të luajtur një lojë të hapur. Plani ishte të mbroheshim më mirë. Pep mund të thotë të njëjtën gjë, sulmuesit kishin lojë më të mirë se sa mbrojtësit”, tha trajneri i Real Madridit.
“Sigurisht që City ka avantazhin, por në Bernabeu gjithçka është e hapur”, shtoi Ancelotti.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 4 maj në “Santiago Bernabeu”.