×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ancelotti krahason treshen Modric-Casemiro-Kroos me trekëndëshin e Bermudës

    Insajderi
    31 July 2022 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi e përfundoi sezonin e tij para-sezonal me një fitore 2-0 kundër Juventusit sot (e diel) në mëngjes dhe Carlo Ancelotti pas ndeshjes pas lavdëruar treshen e tij të mesfushës.

    Real Madridi fitoi ndaj Juventusit me nga një gol në secilën pjesë, ku Karim Benzema shënoi në pjesën e parë dhe Marco Asensio në të dytën.

    Megjithatë, trajneri italian i Los Blancos shfrytëzoi konferencën pas ndeshjes për të lavdëruar treshen e tij të mesfushës me Luka Modric, Casemiro dhe Toni Kroos.

    Përgjigja e tij ishte interesante pasi fillimisht Ancelotti u pyet në lidhje me mesfushën e re të përbërë nga Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga dhe Dani Ceballos.

    “Më pëlqejnë të dyja, klasikët dhe ‘rock and roll-i’. Unë i quaj trekëndëshi i Bermudës, Casemiron, Kroosin dhe Modricin sepse topi zhduket atje”, ka thënë Ancelotti.

    Ndryshe, treshja e njohur e mesfushës së Real Madridit ka fituar çdo trofe të mundshëm dhe kanë qenë thuajse vendimtar në sukseset e Los Blancos në dekadën e fundit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark