×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti, trajneri i ri i Brazilit? Përgjigja e Edersonit i lë të gjithë gazetarët të habitur…

    Insajderi
    22 March 2023 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Brazili është ende në kërkim të një trajneri. Pasi u eliminua nga Botërori i fundit, Tite la vendin bosh në stolin jeshil-artë, që mund të mbushet së shpejti. Një nga emrat më të njohur është ai i Carlo Ancelotti, profil që ngroh edhe portierin Ederson.

    Në konferencën për shtyp, portiere brazilian foli mbi ardhjen e mundshme të trajnerit italian, i pëlqyer në Brazil mbi të gjitha nga rrethi i madh i lojtarëve të Real Madridit që kanë punuar me të në dy vitet e fundit.

    Për Ederson, emërimi i Ancelottit është praktikisht një gjë e sigurt: “Kam folur me Casemiro, Vinicius dhe Militao, ka mundësi të mëdha që ai të vijë”, – zbuloi portieri, duke lejuar t’i rrëshqasë përgjigjia e bujshme, që i la të gjithë të habitur. Në fakt askush nuk e imagjinonte një reagim të tillë nga portieri që praktikisht e kishte parashikuar ardhjen e trajnerit.

    Fama e trajnerit i paraprin atij dhe të gjithë lojtarët pajtohen se Ancelotti mund të jetë në gjendje të ringjallë ekipin kombëtar Brazilian pas zhgënjimit të fundit në “Katar 2022”: “Nisur nag ajo që më kanë thënë për të, Ancelotti është një trajner i jashtëzakonshëm dhe se njerëzit e pëlqejnë atë. Vetëm shikoni rezymenë e tij, ka një karrierë fituese”.

    Ancelotti aktualisht është në krye të Real Madridit, por në fund të këtij sezoni mund t’i japë fund aventurës së tij të dytë te “Los Blancos”. Trajneri shpreson të thotë lamtumirë duke sjellë në “Bernabeu” Ligën e Kampionëve, e pesta në karrierën e tij, përpara se të nisë aventurën e paprecedentë si trajner në anën tjetër të oqeanit.

    Ederson mund ta shohë atë nga afër në Champions League nëse Manchester City dhe spanjollët përplasen në gjysmëfinale. Dhe, meqë ra fjala, portieri bëri shaka për këtë sfidë të mundshme: “Do të përpiqemi ta eliminojmë Real Madridin që Ancelotti të vijë sa më shpejt te ne”.

    Në këtë periudhë kalimtare, Brazili i është besuar Ramón Meneces, trajner i kombëtares U-20. Do të jetë radha e tij të përballet me ndeshjen e parë, pas lamtumirës së Tite, ndaj Marokut në Tangier.

    Mbretërimi i tij është i destinuar të jetë jetëshkurtër dhe madje lojtarët shpresojnë të kenë së shpejti një trajner të ri për të hapur një cikël. Ederson e konfirmon këtë: “Ka shumë spekulime. Trajneri do të jetë brazilian apo i huaj? Edhe ne lojtarët po e përjetojmë këtë periudhë me ankth”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark