×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti u përgjigjet kritikave për stilin e lojës ndaj Man Cityt

    Insajderi
    20 April 2024 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Real Madridi siguroi kalimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, por performanca e tyre kundër Manchester Cityt tërhoqi kritika të mëdha nga të gjitha anët.

    Dhe, Carlo Ancelotti ka adresuar kritikat e marra nga ai dhe lojtarët e tij në ditët e fundit, transmeton Gazeta Express.

    Duke folur për mediat përpara “El Clasicos” të së dielës, ai mbrojti stilin e lojës së skuadrës së tij në Manchester, raporton “AS”.

    “Nuk jam i befasuar. Të gjithë mund të kenë mendimin e tyre. Është shumë e qartë për ne se si duhet të luajmë. Duhet ta trajtosh mirë topin dhe të punosh mirë kur nuk e ke. Nuk kam gjetur asnjë tifoz nga ana jonë që të jetë i zhgënjyer. Ata janë të lumtur dhe unë jam i kënaqur me të”, tha tekniku italian.

    Ancelotti gjithashtu foli për spekulimet se Nacho Fernandez do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

    “E ardhmja e tij varet nga ai. Ai luajti një ndeshje spektakolare (kundër Man City) dhe është një mbrojtës i nivelit të lartë”, deklaroi trajneri i “Los Blancos

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark