×
  • Showbiz
  • Show

    Andi nuk e duron Xhulin – e ofendon sërish

    Insajderi
    18 September 2023 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përgjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kishin një mos durim të theksuar për njëri-tjetrin. Por, gjashtë muaj pas, duket se nuk ka paqe mes Andit dhe Xhulit.

    Finalistja e Big Brother VIP Kosova, gjatë ditës publikoi një shkrepje nga Time Square ku është shfaqur fotografia e saj për disa sekonda në ekran të madh.

    Ajo e ka konsideruar këtë moment si realizim të ëndrrës së saj ndër vite por Andi nuk është ‘duruar’ pa ia prishur pak.

    Ai ka publikuar platformën përmes së cilës dalin fotografitë në ekranin e madh të Times Square.

    Nga një kërkim i thjeshtë, kuptohet se për 15 sekonda, pagesa për këtë moment epik është rreth 40 dollarë.

    Andi postimin e ka shoqëruar me një ‘emoji’ të palaços, duke e asociuar në këtë formë me Xhulin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark