Insajderi
Biznes

Android TV së shpejti do të njohë zërin tuaj

Insajderi
15 June 2020 - 13:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Android TV së shpejti do të njohë zërin tuaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Google” ka njoftuar se shtesa “Voice Match” apo Njohësi i zërit do t’u shtohet shumë pajisjeve në të ardhmen, por tash duket se edhe televizorët “smart” do të kenë këtë karakteristikë.

Ekipi “9to5Google” ka zbuluar se Voice match do t’i shtohet edhe Android TV-së.

Kjo, për shembull, do të mundësojë të lidheni direkt me profilin tuaj në Netflix, pa nevojën që të bëni zgjidhjet në ekran, shkruan Endgadget të hënën, transmeton koha.

Kjo karakteristikë e re bën që Google të kompletohet në të githa platformat e saja. Çka do që është arsyeja, është befasuese që kjo karakteristikë nuk është vendosur në Android Tv më herët. Përdorimi i televizionit është vendi më i mirë për karakteristika që përkrahin shumë përdorues dhe një pajisje e cila do të njohë zërat do ta bënte përvojën e shikimit dhe përdorimit të televizorit shumë më të lehtë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark