×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Ahmeti: Besoj se nesër do ta kemi një lajm pozitiv

    Insajderi
    15 April 2024 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti ka thënë se situata është e favorshme që nesër në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës të jepet drita e gjelbër për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

    Ahmeti ndodhet në Strasburg dhe tha se situata para votimit të nesërm po duket e favorshme për Kosovën.

    “Po duket situatë e favorshme. Kemi bërë një punë të gjatë edhe me deputetët, që janë 300”, tha ai.

    Ahmeti tha se votimi pro nuk merret i mirëqenë dhe se po punojnë që nesër Kosova ta marrë lajmin e mirë.

    “Duket situatë e mirë, por kjo nuk do të thotë që e marrim për të mirëqenë. Do të punojmë deri në minutat e fundit që nesër ta kemi një ditë të suksesshme”, tha ai.

    “Mbështetja është aty dhe besoj që nesër do ta kemi një lajm pozitiv nga diplomacia e Kosovës”, tha Ahmeti.

    I pyetur për angazhimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës, zëvendësministri përsëriti se po punojnë për të treguar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

    “Ajo çfarë arrin të bëjë Serbia është dezinformomi dhe të ndikojë tek ata që kanë hamendje se çfarë duhet të bëjnë. Por ne jemi duke punuar e biseduar me secilin për t’i treguar ashtu siç kanë bërë edhe juristët ndërkombëtarë, që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret”, tha Ahmeti në T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark