Insajderi
Lajme

Angazhohen tri konsulente për nevoja të Avokaturës Shtetërore, shpërblehen me kontrata në vlerë prej afro 14 mijë euro

Insajderi
09 July 2024 - 19:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Angazhohen tri konsulente për nevoja të Avokaturës Shtetërore, shpërblehen me kontrata në vlerë prej afro 14 mijë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Drejtësisë në krye me Albulena Haxhiun ka angazhuar tri konsulente individuale për nevoja të Avokaturës Shtetërore.

Konsulentet e angazhuara janë Albionë Mehmeti, Laureta Elshani dhe Berna Gashi. Mehmetin dhe Elshani kanë nënshkruar kontrata në vlerë prej 14 mijë e 400 euro, teksa Gashi 14 mijë sosh.

Në njoftimin për nënshkrim të kontratës thuhet se kohëzgjatja e kontratës është për dy vite.

Kualifikimet e kërkuara për këto pozita kanë qenë diploma universitare nga fusha e drejtësisë dhe së paku një vit përvojë pune.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark