Angel Di Maria nuk do të jetë më pjesë e PSG nga edicioni i ri.
Ai sonte e ka zhvilluar ndeshjen e fundit në fanellën e PSG-së të cilën për herë të parë e veshi në vitin 2015 kur erdhi nga Manchester United.
Di Maria karrierën te skuadra franceze e ka mbyllur me një gol te fitorja 5:0 ndaj Metz, derisa fushën e ka lëshuar mes lotësh.
Ai është përshëndetur ngrohet edhe nga tifozët e shumtë në “Parc de Princes”.