Angelina Jolie ka shkuar tek shoku i saj i vjetër për mbështetje pas ndarjes nga Brad Pitt. Aktorja ka diskutuar për problemet në martesën e saj me yllin e “Piratët e Karaibeve” madje ka punësuar edhe avokaten e këtij të fundit, Laura Wasser.
Sipas një burimi të “The Sun”, Jolie e ka pasur idhull Johny Deep për vite me radhë para se të bashkëpunonin në filmin “The Tourist”.
Edhe pse nuk ka pasur aludime se Johny Deep, i cili sapo është divorcuar nga Amber Heard, të ketë pasur të bëjë me ndarjen e çiftit ikonë të Hollywood.
Sipas të njëjtit burim, Jolie-Deep kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm prej momentit kur Amber Heard kërkoi divorcin./Insajderi.com