Aktorja e famshme amerikane Angelina Jolie, ishte vetëm 15 vjeçe kur kishte një set fotografik profesional me Harry Langdon në Los Angelos.
Ajo ishte relativisht e panjohur në atë kohë,edhe pse babai i saj ishte aktori Jon Voight.
Për shumë dekada,Langdon kishte fotografuar njerëz nga industria e filmit. Ai fotografoi të famshëm si George Clooney, Halle Berry dhe Sophia Loren .
Langdone mban mend se ishte shokuar nga besimi i Jolie-t përgjatë setit fotografik.
”Në një menyrë ose në nje tjeter,ajo është lloji i asaj që e dinë se çfarë te bëje. Nuk e di nëse ishte një terapi e mendjes apo çfarë” ka thënë ai, shkruan CNN.
Fotografia e parë e Jolie-s në mënyrë profesionale u “shkrep” më 11 janar 1991 dhe zgjati rreth dy orë, tha Langdon. Ai më tutje shtoi se nuk e kishte njohur Jolie-n deri pasi kishte bërë fotografinë.
”Nuk dija asgjë për të” tha ai. ”Nuk dija asgje rreth kushteve te jetesës se saj apo të dashurit. Une nuk dija asgjë rreth përvojës së saj ne skenë.”
Karriera filmike e Jolie-s filloi disa vite pas setit fotografik pra, filloi në vitin 2000,ajo fitoi çmimin Oskar si aktorja me e mirë në rolin e saj në filmin “Girl, interrupted”./Insajderi.com